LAJMI I FUNDIT:

Rock United Fest, më 6 e 7 shtator në Prishtinë

Rock United Fest, më 6 e 7 shtator në Prishtinë

Më 6 dhe 7 shtator 2019, do të mbahet Festivali Rock United – në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.

Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.


Gjatë dy mbrëmjeve të festivalit do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.

Në natën e parë e do të performojnë disa grupe, përfshirë edhe Grupin 403.

Biletat mund të blihen: në Prishtinë – Rockuzine, Dit’ e Nat’, MIQT Pub, Deck, Papillon, Rave Travel (Soma Book Station, Zyra e Rave Travel dhe Kiosku në Sh. Zahir Pajaziti); në Prizren – Bar Aca; në Ferizaj – Check In Bar; në Gjilan – Te Papaku; në Mitrovicë – Museum Pub; dhe në Therandë – Rock Hard.