LAJMI I FUNDIT:

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Një robot i quajtur Atlas, nga kompania Boston Dynamics, na bëri përshtypje me akrobacitë e tij në vitet e fundit. Megjithatë, ishte koha që ai të tërhiqej.

“Atlas ushqeu imagjinatën tonë, frymëzoi gjeneratën e ardhshme dhe kaloi barrierat teknike. Tani është koha që roboti ynë hidraulik të relaksohet”, shkroi kompania në platformën YouTube.


Videoja tregon se sa larg ka arritur ekipi me zhvillimin e Atlasit, me shfaqje të shumta të arritjeve fizike, duke përfshirë akrobaci të ndryshme dhe tejkalimin e pengesave në terrenin stërvitor.

Atlas përfundoi duke qenë një makinë tepër precize që mund të imitonte lëvizjet njerëzore dhe madje edhe më shumë – bënte salto dhe kërcente me një ritëm të tmerrshëm.

Nuk është e qartë pse Boston Dynamics e tërhoqi Atlasin në pension, kështu që ne vetëm mund të spekulojmë se pavarësisht pamjeve të mëparshme që sugjeronin se kompania po konsideronte komercializimin e robotit, gjërat nuk shkuan siç ishte planifikuar.

Në fund të videos, megjithatë, marrim një mesazh shprese. Ai thotë “deri herën tjetër”, që do të thotë se Atlas mund të kthehet një ditë në fund të fundit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori