LAJMI I FUNDIT:

Roboti me aftësi të mahnitshme (Video)

Roboti me aftësi të mahnitshme (Video)

Atlas është roboti i krijuar në Boston të Shteteve të Bashkuara, i cili me shkathtësitë e mahnitshme që ka mund të bëjë edhe rrotullime së prapthi.

Megjithëse këto duke vetëm si lojë, aftësitë e kësaj pajisje të gjatë 1.7 metra, pritet të hyjnë së shpejti në funksion për kërkim dhe shpëtim në rast të fatkeqësive, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon Atlasin teksa kërcen nëpër disa platforma, derisa e kryen edhe ushtrimin mjaft të vështirë atletik.

E njëjta kompani, ka prodhuar edhe robotin Ian, që kryen punë shtëpiake si pastrimin dhe vendosjen e gjërave në hapësirat e duhura. /Telegrafi/