LAJMI I FUNDIT:

Robotaksitë u gjobiten 589 herë vitin e kaluar

Robotaksitë u gjobiten 589 herë vitin e kaluar

Përkundër se kompania Waymo pohon se automjetet e saja robotaxi mund të shmangin bllokimin e trafikut, ato gjatë vitit të kaluar morën 589 gjoba me një total prej 65 mijë dollarësh.

Koncepti i robotaxi duhet të përfaqësojë një mundësi transporti të rehatshme, të sigurt dhe efikase, por duket se mjetet Waymo në San Francisco janë të prirura të shkelin rregullat e parkimit. Flota e automjeteve autonome ka marrë shumë gjoba gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat e Agjencisë së Transportit të Qytetit tregojnë se mjetet Waymo gjatë vitit 2024 morën 589 gjoba për parkim, duke i kushtuar kompanisë 65,065 dollarë. Në San Francisco ka mbi 300 vetura Waymo, dhe deri në shtator të vitit të kaluar ato kishin kaluar më shumë se 16 milionë kilometra.


Washington Post raporton se një pjesë e madhe e këtyre shkeljeve, konkretisht 138, janë regjistruar për mosrespektimin e kufizimeve që lidhen me pastrimin e rrugëve, ndërsa 134 janë të lidhura me pengimin e kalimeve. Po ashtu, janë lëshuar 77 gjoba për parkim në vendet e ndaluara dhe 74 për bllokimin e trafikut. Përveç kësaj, mjetet Waymo në Los Angeles morën 75 gjoba vitin e kaluar, kështu që problemi nuk është vetëm në San Francisco.

Një punonjës i kontrollit të parkimit të qytetit ka thënë se ka shkruar një gjobë për një veturë Waymo pasi vuri re se ishte parkuar për disa orë në një vend të shënjuar për pastrimin e rrugëve. Edhe pse kjo mund të mos duket si një problem i madh, zyrtarët thonë se nëse mjetet robotaxi pengojnë rrjedhën e trafikut, kjo rrit rrezikun e aksidenteve me shoferë të tjerë, pasi kjo mund t’i detyrojë ata të kthehen papritur ose të frenojnë.

Waymo pohon se modelet Jaguar I-Pace janë të pajisura me një sistem që mund të njohë vendet e parkimit dhe të përcaktojë nëse ato po bllokojnë trafikun. Megjithatë, ndonjëherë ato mund të ndalen në zona ngarkimi dhe shkarkimi për të lejuar që udhëtari të dalë nëse vendet e tjera të disponueshme janë të bllokuara nga trafiku ose shumë larg nga vendi ku duhej të mbërrinte udhëtari.

Një zëdhënës i Waymo tha se mjetet janë të dizajnuara për të kryer veprimin më të sigurt të mundshëm gjatë periudhës së shkurtër që kalon kur marrin ose lëshojnë një pasagjer dhe se ndoshta ato merrnin më shumë gjoba gjatë këtij procesi.

Qëllimi është që mjetet robotaxi të bëhen sa më të sigurta, por nuk i pëlqejnë të gjithë në San Francisco. Gjatë vitit të kaluar, një robotaxi Waymo u dogj. Ndonjëherë këto mjete mund të jenë thjesht të mërzitshme, për shembull kur mblidhen në një parking në qytet dhe bëjnë zhurmë gjatë natës.

Përkundër faktit që revolucionet e robotaxi-ve janë menduar për të lehtësuar jetën, duket se do të duhet ende kohë përpara se këto mjete autonome të jenë vërtet të lira nga problemet. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një burrë në Oklahoma shpenzoi mbi 100 mijë dollarë pë rrestaurimin Ford F100 të vitit 1967 – dhe makina ende nuk është funksionale

Një burrë në Oklahoma shpenzoi mbi 100 mijë dollarë pë rrestaurimin Ford F100 të vitit 1967 – dhe makina ende nuk është funksionale

Auto
Mercedes-Benz prezanton një kamion të ri - duket fantastik brendësia e veturës

Mercedes-Benz prezanton një kamion të ri - duket fantastik brendësia e veturës

Auto
Disa video të paharrueshme në botën e automobilizmit teksa YouTube feston 20 vjetorin

Disa video të paharrueshme në botën e automobilizmit teksa YouTube feston 20 vjetorin

Auto
Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Auto

"Pick-up" i ri amerikan - financues Jeff Bezos

EVs
Kjo tendë gjigante në çatinë e veturës

Kjo tendë gjigante në çatinë e veturës "është e përshtatshme për gjithë familjen dhe kafshët e juaja shtëpiake"

Auto
Kalo në kategori