LAJMI I FUNDIT:

Robocar përfundon xhiron autonome në shtegun malor (Video)

Robocar përfundon xhiron autonome në shtegun malor (Video)

Të shikuarit e kësaj makine vetëvozitëse nga Roborace, që përfundon xhiron nëpër Goodwood Hillclimb, mund të thuhet se është pak e parehatshme

Pasi u bë e ditur se modeli autonom Robocar, do të bëjë xhiro në shtigjet malore të Goodwood Festival of Speed, ashtu edhe ndodhi dhe gjithçka përfundoi me sukses, transmeton Telegrafi.


Me ndihmën e një numri të madh të sensorëve, makina elektrike ka lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme nëpër serpentina, duke shmangur pengesat si trungjet e pemëve, sasitë e sanës dhe muret.

Për dallim prej Mustagut autonom, që goditi disa herë sanën edhe pse e kishte një shofer rezervë, Robocar kreu gjithçka si duhet.

Sensorët e vënë në të gjitha anët, i mundësonin ta shikonte ambientin në 360 shkallë, ndërsa informacione mblidhte edhe nga radari, kamerat dhe sistemi GPS. Të gjitha procedoheshin nga një kompjuter i avancuar, që e vinte në funksion makinën përmes aplikacionit që luante rolin e shoferit. /Telegrafi/