Këtë lajm e ka konfirmuar për Express drejtori i klubit, Naim Hajrizi. Njëherësh ky është edhe përforcimi i parë zyrtar i xehetarëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa ata kanë arritur marrëveshje edhe me ish-basketbollistin, Igor Milicic.

Gjithashtu, mitrovicasit janë në bisedime edhe me dy lojtarë nga Shqipëria, ndërsa ekipit sezonin tjetër pritet t’i prijë trajneri Neven Plantak.


“Kemi arritur marrëveshje me Robert Goff, i cili luan në pozitën e qendrës. Ai pritet të na bashkohet më 1 gusht në përgatitje. Do të nënshkruajmë kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi për një tjetër, varësisht prej paraqitjeve dhe kontributit të tij”, theksoi Hajrizi.

Goff është 23-vjeçar, është i gjatë 206 centimetra dhe luan në pozitën alo. Ai në sezonin e fundit ka luajtur për kolegjin Marshall. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app