Muzikanti i shndërruar në këngëtar, Robert Berisha, ka folur për mënyrën e jetesës së tij.

Ai është shumë i komentuar për shkak të suksesit në muzikë, por edhe dukjes së tij mjaft atraktive.


roberti 3

Për emisionin "Why Not" që drejtohet nga Roza Lati, Roberti foli rreth influencave në jetën e tij dhe çka ndikon që ai të ketë një figurë mjaft të zhvilluar trupore.

Ai përpos stërvitjeve në fitnes thotë se ndikon shumë seksi dhe ushqimi.

roberti 2

"Mendoj se është gjenetika dhe mënyra si jetoj. Ushqimi, palestra dhe seks sa më shumë. Ujë sa më shumë dhe gjumë pasdite", theksoi Roberti.

Roza Lati e vënë në pozicion të papërshtatshëm pasi potencoi se seksi i ndihmon këngëtarit, vuri bllokun e shënimeve mbi kokë.

roberti 1

"Është sport zemër", theksoi Roza pas pohimit të Robertit.

Roberti po shijon martesë të lumtur me Norën. Ata kanë një vajzë të vogël, Reneen. /Telegrafi/

roberti 4