LAJMI I FUNDIT:

Robben i gatshëm për Unitedin

Robben i gatshëm për Unitedin

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford, pasi që holandezi do të rikthehet me kohë nga lëndimi.

Robben mungoi në ndeshjen e parë ndaj Unitedit, të cilën Bayerni e fitoi me rezultat 2-1 në Allianz Arena, ndërsa ai do të jetë i gatshëm në fundjavë kur bavarezët do të udhëtojnë në Gelsenkirchen për të luajtur kundër Schalkes në duelin vendimtar për titullin e Bundesligas.

“Arjen po bën mirë dhe ai do të jetë i gatshëm si për Schalken ashtu dhe për Unitedin”, citohet të ketë thënë shefi ekzekutiv i Bayernit, Rumenigge. /Telegrafi/