LAJMI I FUNDIT:

RMV: Mbaroi pushimi dimëror, nxënësit nga nesër në shkollë

RMV: Mbaroi pushimi dimëror, nxënësit nga nesër në shkollë

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme përfundon pushimi dimëror dhe nga nesër ata kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2022/2023.

Pushimi u zgjat me vendim të Qeverisë për shkak të funksionalitetit të shkollave dhe gjysmëvjetori i dytë në vend të 18 janarit fillon nesër.


Me shumë mundësi viti shkollor në vend të 9 qershorit (e premte) do të përfundojë më 14 qershor, pasi siç tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, nxënësit duhet t’i kryejnë të gjitha 180 ditët e punës mësimore të përcaktuara me Kalendar për procesin edukativo-arsimor në shkolla.

”Për një funksionim sa më të mirë të procesit, për faktin se data 18 janar është ditë e mërkurë, data 19 është ditë pushimi për shumicën e qytetarëve dhe data 20 është e premte, vendosëm që të hënën të fillojmë semestrin e dytë. Gjithashtu, të plotësohen të gjitha 180 ditët e punës deri në fund të këtij semestri të dytë. Janë tre ditë pune shkollore dhe nuk shoh arsye që të ketë ndonjë problem, tha Shaqiri javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori