LAJMI I FUNDIT:

Rizzoli: FIFA dëshiron që në futboll të lejojë pesë zëvendësime

Rizzoli: FIFA dëshiron që në futboll të lejojë pesë zëvendësime

Deleguesi i gjyqtarëve italianë, Nicola Rizzoli ka sqaruar se do të ndryshojë futbolli pas coronavirusi, duke lejuar pesë zëvendësime.

Nesër do të mbahet një takim ku do të diskutohet nëse Serie A duhet të vazhdojë, derisa do të caktohen edhe rregulla të reja shkaku i pandemisë botërore.

“Duhet të sillemi ndryshe, përfshirë këtu edhe te distanca sociale, për të shmangur rrezikun”, ka thënë Rizzoli për Sky Sport Italia.


Rizzoli shpjegon vendimet kontroverse të VAR në ndeshjen Inter - Juventus
Lexo po ashtu Rizzoli shpjegon vendimet kontroverse të VAR në ndeshjen Inter - Juventus

“Gjithashtu kemi kërkuar një hap përpara kulturor, që shpresoj se do të jetë pozitiv për secilin. Jemi duke punuar me UEFA-n dhe ligat e tjera të mëdha për të vendosur një kod të sjelljes”.

“Ne jemi duke punuar për të ulur rrezikun në minimum, pasi zakonisht janë katër gjyqtarë për VAR-in, e që mund të reduktohet në tre, me secilin prej tyre duke bartur maska dhe dorëza mbrojtëse”.

“Besoj se FIFA është duke synuar që të lejojë pesë zëvendësime. Në një fazë të sezonit me shumë ndeshje njëra pas tjetrës dhe me temperatura të ngritura, ne duhet të ndërmarrim një hap para që të ndihmojmë secilin”, ka shtuar më tej ai.

Mbetet të shihet se cila do të jenë rregullat e tjera nga FIFA përveç pesë zëvendësimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Përfaqësueset
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Messi po i turpëron kundërshtarët në MLS, i bashkohet edhe Luis Suarez

Messi po i turpëron kundërshtarët në MLS, i bashkohet edhe Luis Suarez

Ligat tjera
Babai i tij është legjendë e Italisë, por djali i Gigi Buffonit debuton te kombëtarja çeke

Babai i tij është legjendë e Italisë, por djali i Gigi Buffonit debuton te kombëtarja çeke

Përfaqësueset
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Islanda vjen në Prishtinë me përzgjedhës dhe kapiteni të ri – ky i fundit thotë se do të paraqiten mirë për të marr fitore ndaj Kosovës

Islanda vjen në Prishtinë me përzgjedhës dhe kapiteni të ri – ky i fundit thotë se do të paraqiten mirë për të marr fitore ndaj Kosovës

Përfaqësueset
Kalo në kategori