LAJMI I FUNDIT:

Rizoto me mish të bluar: Drekë shumë e shijshme!

Rizoto me mish të bluar: Drekë shumë e shijshme!

Ushqim që të kënaqë dhe të ngopë

Përbërësit:

– 250 gramë mish i bluar;
– 1 qepë;
– 2 karota;
– 1 filxhan oriz (filxhani prej 100 ml);
– ½ kungulleshe;
– 2 vezë;
– 200 gramë ajkë të thartë;
– piper, erëza të thata,
– pak hudhër të bluar;
– vaj.


Përgatitja:

Fërgoni qepën në vaj, shtoni karotën dhe kungulleshën e prerë në kube, erëzat dhe mishin e bluar dhe të gjitha këto fërgoni pak.

Shtoni orizin e shpëlarë, qitni ujë që të zbutet dhe zieni ngadalë derisa të vlojë uji.

Hiqeni nga zjarri dhe ftoheni pak.

Në një enë thyeni vezët, shton ajkën dhe përzieni. Shtoni orizin e zier dhe përzieni.

Qitni në tavë të lyer apo në tepsi, bashkoni dhe qitni pak kaçkavall të grirë në rende.

Piqeni në furrë 40 minuta në 210 gradë Celsius derisa të skuqet mirë.

Shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë, – transmton Telegrafi.