LAJMI I FUNDIT:

Rivian ka gjetur një mundësi të re për ta sfiduar Teslan

Rivian ka gjetur një mundësi të re për ta sfiduar Teslan

Shënjestra kryesore, janë punonjësit kryesorë dhe inxhinierët e Rivianit

Tesla për afro dhjetë vjet me radhë, prin në tregun e makinave që mbushen me rrymë, ndërsa dominon edhe sa i përket shërbimit kryesor që është mbushja e baterisë së veturave, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të arrijnë në industrinë e makinave elektrike, shumë prodhues janë bazuar në të arriturat e Tesla, derisa kanë punuar që t’i zhvillojnë edhe më shumë teknologjitë e fundit.

Përpos investimeve në vetura, është punuar edhe në sistemin e mbushjes së baterive, siç është projekti gjigant i Volkswagen, Electrify Amerika.

Derisa, Riviani që është një kompania tjetër mjaft e njohur në ndërtimin e makinave elektrike SUV, ka gjetur një mundësi të re për ta sfiduar Tesla, duke vënë në shënjestër punonjësit e kësaj kompanie.

Me projektin Rivian Adventure Project, iu ofrohet mundësia të gjithë punonjësve kryesore dhe inxhinierëve, që të jenë pjesë e tyre. Aty mund të konkurrojnë të gjithë punonjësit e kualifikuar, derisa ata që janë punonjës në Tesla, kanë më shumë përparësi.

Raportohet se deri më tash janë shumë punonjës nga Tesla dhe Lyft, që kanë konkurruar dhe u bënë pjesë e projektit duke përfituar pozita shumë të mira. /Telegrafi/