LAJMI I FUNDIT:

Rivendoset flamuri gjigant në ndërtesën e Qeverisë (Foto/Video)

Rivendoset flamuri gjigant në ndërtesën e Qeverisë (Foto/Video)

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sot është rivendosur flamuri gjigant i Kosovës për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë.

Flamuri ishte larguar ditë më parë për shkak se ishte dëmtuar nga era, shkruan Telegrafi.


Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë rivendosur edhe disa nga dekorimet në sheshet e Prishtinës, të cilat po ashtu ishin dëmtuar nga era.

Kujtojmë se aktivitetet zyrtare për shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës kanë filluar javën e kaluar dhe do të mbyllen më 18 shkurt. /Telegrafi/