Dy nga rivalët më të mëdhenj të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë njoftuar se po bashkojnë forcat për të rrëzuar qeverinë e tij të koalicionit.

Ish-kryeministrat, i krahut të djathtë Naftali Bennett dhe i qendrës Yair Lapid, lëshuan deklarata dielën duke njoftuar bashkimin e partive të tyre, Bennett 2026 dhe There is a Future.


Lapid, duke qëndruar përkrah Bennett në një konferencë të përbashkët për shtyp, tha: "Ne po qëndrojmë këtu së bashku për hir të fëmijëve tanë. Shteti i Izraelit duhet të ndryshojë drejtim".

Bennett njoftoi se partia e re do të quhet “Together” dhe se ai do të jetë udhëheqësi i saj, shkruan skynews.

"Pas 30 vitesh është koha të ndahemi nga Netanyahu dhe të hapim një kapitull të ri për Izraelin", deklaroi Benett.

Kandidatura e tyre do të fillojë në zgjedhjet e ardhshme që priten më vonë këtë vit.

Ndryshe, dyshja i ka bashkuar forcat edhe më parë, kur i dhanë fund mandatit 12-vjeçar të Netanyahut në zgjedhjet e vitit 2021.

Por ata formuan një koalicion me një shumicë që mbijetoi vetëm 18 muaj.

Netanyahu, kryeministri me mandatin më të gjatë në Izrael, u rikthye në pushtet kur fitoi zgjedhjet e nëntorit 2022.

Një vit më vonë, Lindja e Mesme u zhyt në trazira pas sulmit të Hamasit në vitin 2023 në Izraelin jugor.

Izraeli u kundërpërgjigj menjëherë dhe kreu sulme ajrore në Gaza.

Që atëherë, sondazhet kanë parashikuar se ai do të humbasë zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/