LAJMI I FUNDIT:

I riu planifikon të paditë prindërit në gjykatë: Më sollën në jetë pa më pyetur

I riu planifikon të paditë prindërit në gjykatë: Më sollën në jetë pa më pyetur

Raphael Samuel, 27-vjeç, planifikon të paditë prindërit pasi e kanë sjellë në jetë pa lejen e tij. Sipas tij, nuk ka ndonjë dallim mes lindjes, rrëmbimit dhe skllavopronarit.

Ai pranon se ka raporte të shkëlqyeshme me prindërit, megjithatë sipas tij kjo nuk e ndryshon faktin se i kanë “shkaktuar padrejtësi të madhe që e kanë lindur”, transmeton Telegrafi.

I riu nga Mumbai i Indisë, është deklaruar si “antinatalist”, që do të thotë se është kundër lindjes së fëmijëve. Ai beson se “është padrejtësi të lihet një fëmijë të vuaj në këtë jetë, vetëm dhe vetëm që prindërit e tij të jenë të lumtur që e kanë”.

“I dua prindërit e mi, por më kanë shkaktuar dëm vetëm që të kënaqin apetitet e tyre. Jeta ime është e mrekullueshme, por nuk e di pse është dashur unë të kalojë nëpër këto procedura siç është shkollimi dhe ndërtimi i karrierës, në veçanti kur as që kam kërkuar të lind”, ka thënë ky i ri i cili për shkak të kësaj deklarate është cilësuar si pa punëtor, e jo si filozof apo njeri që lufton për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/