LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Maqedonia, pjesëmarrës në garat ndërkombëtare për matematikë në Iran

I riu nga Maqedonia, pjesëmarrës në garat ndërkombëtare për matematikë në Iran

Bllazhe Suklevski në klasën e tetë në shkollën fillore “Tihomir Milloshevski” është gjeniu i ri, i cili është radhitur i pari nga Maqedonia në garën më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e gjeometrisë – Olipiada gjeometrike iraniane (OGJI).

Për Republikën e Maqedonisë gara është mbajtur në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup, ku ka qenë i shoqëruar nga mentorja e tij, Ankica Spasova, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Matematicienti jonë Bllazhe Suklevski është futur në zgjedhjen e ngushtë në nivel botëror për medalje të arit, argjendit ose bronzit. Rezultatet do të dërgohen në komisionin ndërkombëtare për rishikim në Iran, ndërsa më pas për të njëjtat do të njoftohemi”, tha profesoresha Spasova.

Në garën në Iran kanë marrë pjesë matematicientët më të mirë nga 44 shtete të botës, që mund të sjellin përfitime për nxënësit, mentorin, shkollën, komunën dhe shtetin.

Bllazhe Suklevski ka treguar rezultatet më të mira se bashkëmoshatarët e tij, ndërsa deri tani disa herë është dekoruar me medalje nga komunat, gara shtetërore dhe rajonale.

I riu Bllazhe këtë vit ka fituar edhe çmimin e parë në gara shtetërore në matematikë, që është mbajtur në Fakultetin për Turizëm dhe Hotelieri në Ohër. Me këtë titull ai vetëm konfirmoi njohuritë e tij që ka në shkencat natyrore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori