LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Deçani hap fondacionin për t’iu ndihmuar njerëzve në nevojë

I riu nga Deçani hap fondacionin për t’iu ndihmuar njerëzve në nevojë

Endrit Januzaj nga fshati Isniq i Deçanit ka vendosur që të hapë një fondacion në emër të tij, i cili do të iu ndihmojë njerëzve në nevojë.

I riu nga Deçani ka shkruar se fondacioni i hapur nga ai, do të ketë prioritet mirëqenien e njerëzve, shëndetin e tyre dhe se ai do të jetë një urë lidhëse për njerëzit që kanë nevojë, transmeton Telegrafi.


Januzaj ka thënë se do të startojë me fonde bashkë me shokët e tij, duke shtuar se çdo para që dhurohet dhe shpërndahet do të bëhet në mënyrë transparente.

“Të nderuar familjar, miq dhe shok ju njerëz të vullnetit të mirë, nga sfidat që përjetova, erdha në përfundim të marrë një rrugëtim të ri, me lejen e të madhit Zot po hap një (FONDACION), që do të ketë prioritet mirëqenien e njerëzve, shëndetin e tyre etj, me një fjalë do të jem urë lidhëse për njerëzit në nevojë, kam marrë shumë telefonata dhe përkrahje nga të gjithë që më njohin Kosovë e Amerikë. Ju falënderoj nga zemra të gjithë që mbështesin iniciativën time. Ai që dëshiron që të kontribuojë në fondacion më poshtë do të ketë llogarinë time deri ne hapjen e llogarisë në emër të Fondacionit Endrit Januzaj. Po ashtu parat mund të dërgohen tek unë deri në hapjen zyrtare me një lokacion, të gjithë që janë të gatshëm të dhurojnë mund të fillojmë, unë çdo gjë do ta bëj publike dhe në mënyrë transparente, unë si person kam marrë këtë vullnet, dikujt që i bëj zgjidhje ato lutje të jenë për mua, kaq më duhet sepse duke ju falënderuar Zotit i kam të gjitha. Unë personalisht do të startojë me fonde bashkë me shokët e mi,do të prek pika të caktuara për shpërndarje, të gjithëve faleminderit”, ka shkruar ai.

Numri i xhirollogarisë: XKO5140300003510 5446 Banka Ekonomike / Kosova SWIFT CODE EKOMXKPRXXX

Iniciativa e Endrit Januzajt është duke u përkrahur nga shumë qytetarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori