LAJMI I FUNDIT:

RITUALI hënor, i cili plotëson ëndrrat: Ja çfarë duhet të bëni në mbizotërimin e HËNËS së plotë

RITUALI hënor, i cili plotëson ëndrrat: Ja çfarë duhet të bëni në mbizotërimin e HËNËS së plotë

Ky ritual është i shkëlqyeshëm për çlirimin nga çdo gjë që ju shkakton ngarkesa në jetë dhe nga të cilat më nuk do të keni kurrfarë dobie në rrugëtimin tuaj shpirtëror.

Lexoni çfarë duhet të bëni gjatë mbizotërimit të Hënës së plotë, transmeton Telegrafi.


Ju nevojiten:

– 1 enë me ujë
– 1 letër e kaltër
– qiri
– lapsi
– sherbelë (Sallvia officinalis)

Gjeni një vend të qetë, ideale është të jetë vendi juaj i shenjtë në shtëpi. Nëse është e mundshme, siguroni depërtim të dritës së hënës.

Ndizni sherbelën dhe temjaniseni aurën dhe hapësirën tuaj përreth vetes me tym. Ndizni qiririn dhe falënderojuni nënës HËNË, duke pasur kujdes që enën me ujë gjithmonë ta keni në dorë.

Shkruani në letër gjithë ato që më nuk ju nevojiten në rrugëtimin shpirtëror, të gjitha ngarkesat nga të cilat dëshironi të liroheni. Numëroni: qëndrimet tuaja, pengesat, sëmundjet, shprehitë, adiksionet, lidhjet ezoterike etj.

Shqiptoni me zë se nga çka dëshironi të liroheni, pastaj merrni thellë frymë dhe duke nxjerrë frymën mendoni që çdo gjë që dëshironi të nxirrni nga vetja është duke dalë nga ju.

Afrojeni ngadalë letrën te qiriri dhe ndizeni. Kur më nuk do të mund ta mbani në dorë, lëshojeni në ujë. Prisni që të lagen mbetjet e letrës dhe hidheni në kopsht apo në mal.

Falënderojuni Hënës dhe Universit kur të përfundoni ritualin. Nëse ndieni nevojë intuitive që këtë ritual t’ia përkushtoni vetes lirisht bëjeni këtë. /Telegrafi/