Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një admiruese e artit trupor, ashtu që kohë pas kohe shton nga një vizatim në trupin e saj.
Këto ditë, ajo ka bërë edhe një tatuazh të ri, ndërsa i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga momenti i realizmit të tatuazhit të saj.
https://www.instagram.com/p/BZtnrr9H9JN
Tash, 26-vjeçarja numëron më shumë se 26 tatuazhe në fizikun e saj dhe të gjitha kanë një kuptim të caktuar.
https://www.instagram.com/p/BZtowjgnBlf
Derisa nuk dihet dukja dhe kuptimi i tatuazhit të ri, Telegrafi jua sjell nëpërmjet fotografive tatuazhet e mëparshme të këngëtares dhe kuptimin e disave prej tyre:
Druri gjeometrik i jetës
Në shpinën e saj, Rita ka një tatuazh me 10 rrathë me një simbol në mes që lidhet me të gjithë. Ky tatuazh simbolizon drurin e jetës dhe ka kuptim religjioz, filozofik dhe mitologjik.
Trëndafili
Shqiptarja e famshme e ka të vizatuar trëndafilin në dorë.
Fytyra e qeshur
Në laprën e veshit të djathtë, këngëtarja e ka të vizatuar ‘fytyrën e qeshur’. Kur e tregoi për herë të parë këtë tatuazh, ajo e përshkroi me fjalët: “Qesh edhe pse të thyhet zemra”.
Trekëndëshi
Rita bën pjesë në listën e të famshmëve që e kanë të vizatuar trekëndëshin në trupin e tyre. Ajo e ka të vizatuar këtë figurë gjeometrike në pjesën e brendshme të krahut të djathtë, ndërsa trekëndëshi është i kthyer mbrapsht.
Zemra
Në gishtin e vogël të dorës së majtë, ylli i famshëm e ka të vizatuar zemrën me ngjyrë të zezë.
Parmëza e shpendëve
Në parakrahun e dorës së majtë, Rita e ka të vizatuar parmëzën e shpendëve (që njihet si ‘ashti i dëshirës’).
Simbolet japoneze
Këngëtarja i ka disa simbole japoneze të vizatuara në parakrah në vitin 2014. Askush nuk e di kuptimin e vërtetë të këtij tatuazhi, por besohet të ketë domethënie.
Shigjeta e zezë
Në gishtin e mesëm të dorës së djathtë, ajo e ka të vizatuar një shigjetë të zezë. Këtë tatuazh e ka bërë së bashku me shoqen e saj, Emily Rose.
Penda
Një tjetër tatuazh i bukur i Ritës është penda që është e vizatuar në pjesën e jashtme të dorës së djathtë.
Balerina
Në tricepsin e krahut të djathtë, këngëtarja e ka të vizatuar një balerinë me ngjyra bardh e zi.
Portreti i femrës
Në pjesën e brinjëve, Rita ka bërë tatuazh portretin e një femre gjysmë të zhveshur që i merr erë një luleje. Ajo e ka quajtur ‘Rosetta’ dhe portreti simbolizon fuqinë dhe ngritjen e saj.
Pëllumbi rozë
Tatuazhi i një pëllumbi që fluturon ndodhet në pjesën e pasme të qafës së këngëtares.
Shpresë, dashuri dhe premtim
Në gishtat e dorës së djathtë, Rita i ka të shkruar ‘shpresë’, ‘dashuri’ dhe ‘premtim’ – me ngjyrë të kaltër, të kuqe dhe rozë.
Krahët bardh e zi
Një palë krahë bardh e zi janë të vizatuar në pjesën e pasme të nyjës së këmbës së djathtë. Janë krahë engjëlli.
“Gjithçka është e drejtë në dashuri dhe luftë”
Rita është një fanse e tatuazheve me thënie. Në vitin 2012, ajo i bëri tatuazh fjalët: “Gjithçka është e drejtë në dashuri dhe luftë”.
Spiranca
Në parakrahun e dorës së djathtë, Rita e ka të vizatuar një spirancë të vogël.
“Duaji të gjithë, besoju disave, mos i bëj keq askujt”
Thënien e famshme të William Shakespeare: “Duaji të gjithë, besoju disave, mos i bëj keq askujt”, këngëtarja e ka të shkruar në brinjët e anës së majtë.
Shkrim në hebraisht
Në krahun e djathtë, Rita e ka një tatuazh të bardhë. Shkrimi është në hebraisht dhe shpreh dashurinë për shoqen më të mirë. Edhe pse nuk dihet kuptimi i saktë i tatuazhit, besohet se është ose emri ose ditëlindja e shoqes së saj.
Afërdita
Për ta çuar dashurinë në një nivel tjetër, Rita e ka bërë një tatuazh të madh të perëndeshës greke të dashurisë në bicepsin e majtë. Në tatuazh, Afërdita mban në duar një zemër (zemrën e Ritës) dhe drita rrezaton nga ajo.
‘R’
Shkronja ‘R’ e madhe prapa veshit, ka kuptimin e emrit të saj. Është një tatuazh i vogël, i thjeshtë dhe modest.
Harku i Shigjetarit
Duke qenë Shigjetar në horoskop, Rita e ka bërë tatuazhin e shenjës së saj astrologjie. Këtë vizatim e ka prapa veshit të djathtë.
“Më duaj”
Në parakrahun e dorës së djathtë, Rita e ka të shkruar me ngjyrë të kuqe: “Më duaj”.
Emri i vëllait
Në pjesën e brendshme të parakrahut të djathtë, këngëtarja e ka të shkruar emrin e vëllait të vogël, Don. Interesantja e këtij tatuazhi është se shkruhet me ngjyrë rozë dhe është në shkrimin hindu.
Emri i motrës
Rita ka dashuri edhe për motrën e saj Elena, emrin e të cilës e ka të shkruar në krahun e djathtë, po ashtu me shkrimin hindu.
Ylli
Lista e gjatë e tatuazheve të Ritës përfundon me një yll të vogël të vizatuar në një zonë më intime dhe ka dalë në pah vetëm gjatë një seti fotografik, kur këngëtarja e kishte treguar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Xheneta Fetahu publikon fotografi nga pushimet në Dubai

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore