Dasma që po zhvillohet në hotelin Emerald po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Kryefjala, Rita Ora me secilin hap qe hedh po tërheq interes tek publiku.

E pamë duke hyrë në Emerald, brenda, krah për krah me Afrim Muçiçin e teksa hedhi valle.


Në imazhet e fundit të siguruara nga Prive, ylli botëror me origjinë nga Kosova shihet bashkë me çiftin e posamartuar.

Nga çfarë lënë të kuptojnë fotot, Rita po e shijon në maksimum dhe është tejet e lumtur në këtë aheng bashkë edhe me miqtë e saj londinez si stilisti Kylle Devolle.

Kujtojmë se ajo u përfol edhe për një takim të mundshëm me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruari O’Connell. /Prive//Telegrafi/