Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi u shfaqën plotësisht të lumtur pasi ata shijuan një natë së bashku.

Të enjten, regjisori i filmit “Thor”, 45 vjeç, këmbënguli se fotografitë e disa muajve më parë, nuk ishin "ndonjë punë e madhe", pavarësisht raporteve që ai u "qortua" nga producentët e Marvel për sjelljen e tij, shkruan DailyMail.


Dhe Rita, 30 vjeçe, u shfaq po aq e palëkundur nga polemikat kur ajo bëri një shfaqje të çuditshme me Taikan, duke u mbështetur tek ai ndërsa pinin nga një pije në Los Angeles të enjten mbrëma.

rita1 1

Rita dukej elegante për natën e tyre të darkës, teksa kishte veshur një xhaketë ngjyrë bezhë me një bluzë të bardhë dhe pantallona.

Ajo gjithashtu kishte veshur një kapele të kuqe dhe të verdhë.

rita3 1

Ndërkohë, Taika gjithashtu tregoi dashurinë e tij për modën, duke veshur një këmishë me vija portokalli dhe të zezë, të cilën ai e kombinoi me një palë pantallona të zeza.

Për ta kompletuar dukjen e tij, ai kishte vënë në kokë një kapele bezhë të markës “Gucci”.

rita4 1

Çifti i dashuruar darkuan në restorant dhe i mbanin sytë vetëm te njëri-tjetrin ndërsa ishin ulur midis mysafirëve të tjerë në restorant.

Regjisori i “Thor”, Taika foli së fundmi mvi fotografitë që kshin qarkulluar para disa muajsh në internet, ku ai u shfaq duke u puthur me të dashurën e tij, Rita, dhe aktoren, Tessa, në ballkonin e shtëpisë së tij në Sydney.

rita2 1

Pavarësisht raportimeve në media, ku u tha se ai u 'qortua' nga producentët e kompanisë Marvel për sjelljen e tij, regjisori i Zelandës së Re i tha ET Canada se 'nuk ishte diçka e madhe'.

Kur u pyet nëse ishte i mërzitur nga vëmendja mediatike e fotove të publikuara, Waititi tha: ”Jo në të vërtetë. Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka shkon shumë shpejt”.

rita5

Dhe gjithashtu shtoi: "A është ndonjë gjë kaq e madhe? Jo, jo dhe aq. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është mirë”.

Waititi përfundoi i përfolur në të gjitha mediat ndërkombëtare, për fotografitë që qarkullonin, ku ai shfaqej duke u puthur me Ritën dhe Tessa, më 23 maj të këtij viti.

rita6

Treshja u përqafuan pasi festuan gjatë gjithë natës gjatë një pauze nga xhirimi i projektit të ardhshëm filmik.

Ndërsa nuk ka asnjë sugjerim që ai bëri ndonjë gjë të gabuar, mediat e huaja shkruanin se drejtuesit në Disney, në pronësi të kompanisë Marvel Studios nuk ishin të lumtur.

rita7

“[Nuk] është saktësisht imazhi që ata po kërkojnë të projektojnë në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”, tha një person i brendshëm i industrisë në atë kohë.

Burimi shtoi se reputacioni i regjisorit Waititi për të qenë një adhruues i festave dhe femrave nuk ishte sekret për kompaninë Marvel, por fotografitë megjithatë 'kaluan kufirin'. /Telegrafi/

rita8

rita9

rita10