Ajo i ka mbajtur ndjekësit e saj të azhurnuar me fotografi të ndryshme në rrjetet sociale gjatë qëndrimit në karantinë.
Dhe Rita Ora ndau edhe disa fotografi tjera marramendëse në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa ishte në mbyllje në një vilë rurale në Cotswolds të enjten, shkruan DailyMail.
Këngëtarja, 29 vjeçe, bëri shaka se kishte provuar të bënte ushtrime, por përkundrazi përfundoi duke vënë buzëkuq të kuq për të realizuar disa fotografi atraktive.
Ajo shkroi: “Fillova të ushtroja, pastaj vura buzëkuq të kuq dhe atlete me ngjyra të ndritshme dhe kjo ndodhi. Unë duke pozuar? Kurrë”.
Krijuesja e hitit “How To Be Lonely” mori vëmendjen me pamjen e saj prej biondeje, teksa në sy binin atlete e saj me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë.
Rita shfaqi fleksibilitetin e saj kur ajo pozonte në një përzgjedhje të pozicioneve të buta, pa dyshim që të fillonte me seancën e saj të ushtrimeve.
Rita thuhet se është izoluar në një shtëpi në fermë mes pesë miq, ndër ta edhe ish-gruaja e Mark Ronson, Josephine de la Baume, pasi këta dy të fundit thuhet se po punonjnë në albumin e tretë të Ritës, që do të realizohet së shpejti.
Sipas The Sun, këngëtarja e hitit “Girls” është duke punuar në muzikë së bashku me Josephine, 35 vjeçe, në studion e saj të regjistrimit në shtëpi dhe është e vendosur të përfundojë albumin e saj të tretë.
Një burim i tha gazetës britanike: “Rita dhe Josephine po kalojnë shumë kohë së bashku tani që janë në mbyllje – gjë që ata nuk e kuptuan se do të ndodhte kur shkuan për herë të parë atje”.
“Ajo është e vendosur të bëjë përparime të mira në album ndërsa nuk ka asgjë tjetër që po ndodh dhe, si një muzikante vetë, Josephine ka qenë në gjendje ta ndihmojë atë”, tha tutje burimi i The Sun.
“Rita ka qenë duke organizuar seanca të shkrimit të këngëve dhe duke regjistruar këngë të tjera. Është vërtet duke e mbajtur atë të okupuar gjatë kësaj kohe të çuditshme”, tregoi tutje burimi.
Rita publikoi albumin e saj të fundit, “Phoenix”, në vitin 2018, i cili arriti të renditej në vendin e 11-të në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.
Ora shkoi me miqtë e saj në pronën rurale para se Qeveria Britanike të merrte vendim për ndalimin e qarkullimit dhe të fuste kryeqytetin anglez në karantinë – si rrjedhojë Rita dhe miqtë e saj ende kanë mbetur atje duke punuar rreth albumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania