LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shpeshton paraqitjet me maskë, merr masa serioze për mbrojtjen ndaj coronavirusit

Rita Ora shpeshton paraqitjet me maskë, merr masa serioze për mbrojtjen ndaj coronavirusit
Foto: Rita Ora/Instagram

Tashmë njerëz nga e gjithë bota janë të shqetësuar për përhapjen e coronavirusit, që tashmë është shndërruar në kryetemën e mediave ndërkombëtare.

Duket se një shqetësim të tillë po e shprehin edhe yjet e muzikës dhe filmit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është njëra ndër to e cila po kujdeset që në udhëtimet e saj të jetë me maskë, në mënyrë që të sigurojë mbrojtje nga infektimi me këtë virus.


E freskët dhe me shumë xhentilesë, Rita Ora nuk heziton t'i gëzojë fansat me autografe pas aterimit në Aeroportin e Londrës
Lexo po ashtu E freskët dhe me shumë xhentilesë, Rita Ora nuk heziton t'i gëzojë fansat me autografe pas aterimit në Aeroportin e Londrës

Ajo publikoi së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shihej gjatë fluturimit të saj nga Parisi në Londër, teksa në fytyrën e saj kishte vënë një maskë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Absolutisht”, shkroi në mbishkrimin e fotografisë këngëtarja e lindur në Prishtinë, duke iu referuar kështu faktit se një proces i tillë mbrojtjeje nuk duhet të neglizhohet.

Edhe javë më parë, Rita Ora u fotografua me një maskë të zezë, teksa ecte e sigurt rrugëve të Los Angelesit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita përndryshe është në përgatitje të një kënge të re për fansat, e cila është bërë e ditur se do të publikohet brenda këtij muaji. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Magazina

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Magazina
Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Magazina
Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Magazina
Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

Magazina
Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori