Rita Ora ka shpërthyer në lot teksa ka folur për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit në episodin e së mërkurës në “The Voice Australia”.

Ylli 31-vjeçar i muzikës pop u emocionua nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, e cila kishte dhënë disa detaje për betejën me kancerin e nënës së saj.


"Mamaja ime po lufton me kancerin për dy vitet e fundit...”, tha Aleisha, 26 vjeçare, duke shpjeguar se shpresonte që nëna e saj të mund ta "ndiente dashurinë time" në këngën e saj.

56819945 10734301 image m 2 1650438936281 Rita Ora (Foto: Seven)

Sinqeriteti i saj e frymëzoi Ritën që të shtjellonte përvojën e familjes së saj me kancerin, diçka që ajo pranoi se nuk dëshiron të flasë publikisht.

“Unë e di se si është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me atë këngë”, filloi Rita, duke fshirë lotët nga sytë e saj.

“Mamaja ime, ajo gjithashtu kishte kancer. Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj, dhe asaj i binin flokët ne ishim disi adoleshente”, vazhdoi ajo, me zërin që po i dridhej.

56819953 10734301 image a 4 1650438965891 Rita Ora (Foto: Seven)

“Ishte vërtet e çuditshme të shihje nënën tënde, si të mos ishte superheroin që gjithmonë mendon se do të jetë nëna jote”.

Biondja me origjinë nga Kosova theksoi se kishte vështirësi të fliste për të gjitha.

“Unë as që mund të flas”, shtoi ajo.

Rita vazhdoi duke thënë se nëna e saj kishte pasur kancer në gji, por që tashmë ishte një e mbijetuar.

56819935 10734301 image a 5 1650438984847 Rita Ora (Foto: Seven)

“Është gjithashtu diçka për të cilën ajo ka folur. Ajo është një e mbijetuar, por e kishte në një moshë shumë të re,, dhe mendoj se është kaq e rëndësishme ta kesh atë kujtim me vete”.

“Nuk flas për nënën time kështu... Është vërtet e vështirë”, tha më tej krijuesja e hitit “Anywhere”.

56819949 10734301 image a 7 1650439028261 Rita Ora (Foto: Seven)

Nëna e Ritës, Vera, u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2005. /Telegrafi/

56819961 10734301 image a 6 1650438998848 Rita Ora dhe Vera Ora (Foto: Getty Images)