LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen pa grim, teksa tregon fizikun në formë pas një seance Pilates në Sydney

Rita Ora shkëlqen pa grim, teksa tregon fizikun në formë pas një seance Pilates në Sydney

Rita Ora vazhdon të mbajë një regjim të rreptë fitnesi edhe gjatë qëndrimit të saj në Sydney.

Këngëtarja 34-vjeçare u pa të dielën duke dalë nga një klasë lokale Pilates, ku shfaqi fizikun e saj në formë dhe një sërë tatuazhesh me një veshje sportive të kuqe.

E veshur me pantallona të shkurta dhe një bluzë të lehtë, Rita kishte zgjedhur një stil të rehatshëm, duke kombinuar dukjen e saj me shall, sandale Crocs dhe aksesorë minimalë.


Ajo shfaqi bukurinë e saj natyrale, pa grim, ndërsa kaçurrelat e saj ishin kapur në një topuz të lirshëm.

Rita ndodhet në Australi për të promovuar linjën e saj të kujdesit për flokët, “Typebea”, të cilën e ka bashkëthemeluar me eksperten australiane të flokëve, Anna Lahey.

Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh entuziaste për këtë projekt, duke theksuar se e konsideron një pasion të madh për të ndihmuar në rikuperimin e flokëve të dëmtuar nga përdorimi i tepërt i produkteve dhe stilimeve të ndryshme.

Këngëtarja britanike ka ndarë më parë eksperiencën e saj me dëmtimin e flokëve, duke pranuar se në të 20-at e saj ka pësuar humbje të mëdha për shkak të eksperimenteve të shumta me stilimin dhe ngjyrën.

Përveç angazhimeve të saj në biznes dhe muzikë, Rita vazhdon të jetë një figurë e njohur për publikun australian, duke qenë më parë gjyqtare në “The Voice Australia”.

Së fundmi, ajo është angazhuar edhe në industrinë e filmit, duke marrë pjesë në xhirimet e një filmi fantastiko-shkencor, ndërsa vazhdon të balancojë jetën mes Londrës, Los Angeles dhe Zelandës së Re, ku jeton me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Magazina
Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Magazina
“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Magazina
Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta

Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Magazina
Kalo në kategori