Rita Ora ka ndarë me fansat e saj disa momente të veçanta nga studioja e saj, duke shijuar një eksperiencë të veçantë me Apple Music.

Në një postim të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka shpërndarë disa foto nga sesioni i saj, ku po kuron një orë të veçantë muzikore të quajtur "HEADRUSH".


Në mbishkrimin e saj, Rita shkruan: "Në elementin tim me @applemusic duke kuruar orën time të muzikës HEADRUSH. Faleminderit që më ftuat. Cilën këngë duhet ta shtoj në playlistën time? E degjuat fragmentin e pabotuar?".

Këngëtarja ka shpërndarë gjithashtu disa pamje ku shihet duke u fokusuar tek teknika dhe krijimi i atmosferës së përsosur muzikore.

Këto fotografi tregojnë Rita Orën në një studio moderne, duke kontrolluar pultin e muzikës dhe duke dëgjuar çdo detaj të kompozimeve të saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka zgjedhur një stil të veçantë veshjeje, duke u paraqitur me një xhaketë të kuqe dhe syze dielli, një kombinim që reflekton stilin e saj energjik dhe modern.

Rita Ora po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit "All Natural", e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave dhe kritikëve të muzikës. /Telegrafi/


Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram