Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tashmë prej tri vitesh është pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice Australia”.

Krahas angazhimit si trajnerë, Rita jo pak herë ka qenë e ftuar edhe për të performuar në këtë spektakël.


E një gjë të tillë e ka bërë edhe në episodin e fundit, ku ka interpretuar para publikut këngën hit të albumit të saj më të fundit, “Praising You”.

rq1

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” ndau me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga kjo performancë, e cila duket të ketë qenë spektakolare.

Rita ka shkëlqyer e veshur me një kostum të kuq, i përbërë nga pantallona të shkurtra dhe bluzë të kuqe të materialit metalik.

rq2

“Gjëja e vetme që është më e mirë se të jedh në jurisnë e ‘The Voice Australia’ është të performosh në ‘The Voice’. Kaq argëtuese të performoja ‘Praising You’ për juve djema”, shkroi Ora.

rq3

Rita përndryshe përveçse në “The Voice”, ka qenë pjesë edhe e juries së spektkalit “The Masked Singer”. /Telegrafi/

rq4

rq5

rq6

rq7

rq8