Ata u martuan në fillim të këtij viti.

Dhe të enjten, Rita Ora vuri në dukjen barkun e saj të tonifikuar në një paraqitje me bikini, teksa kishte veshur një fund të thurur me grep, ndërsa u shoqërua nga bashkëshorti i saj Taika Waititi gjatë një shëtitjeje në port në St. Barts.


Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, hoqi këpucët e saj për të ecur zbathur nëpër ishullin luksoz, duke marrë rrezet e diellit ndërsa ajo dhe regjisori 47 vjeçar, gjetën varkën e tyre, shkruan DailyMail.

or1 2

Rita dukej sensacionale e veshur me fundin e tejdukshëm të thurur me grep, i cili ofronte një vështrim të shkurtër të linjave të saj të tonifikuara të trupit.

Fundi i gjatë deri në dysheme kishte një dizajn me lule, ndërsa pjesa e sipërme e saj e bardhë me bikini kishte katër rripa.

or2 2

Rita i la flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, të binin mbi supet e saj dhe mbajti me vete një çantë të markës “Hermes Birkin” të kuqe në krahun e saj.

Për aksesorë, interpretuesja e hitit “Let You Love Me” kishte vendosur byzylykë ngjyrë portokalli dhe një sërë qaforesh ari, si dhe një palë syze dielli të zeza.

or3 2

Këngëtarja arriti në ishullin St. Barts të karaibeve pr gala mbrmjen dimërore të organizuar nga UNICEF.

or4 2

Ajo dukej se ishte pa makijazh në ditën kur udhëtoi, ndërsa ishte e relaksuar në momentin që arriti në ishullin frëngjishtfolës me aeroplanin e saj privat. /Telegrafi/

or5 2

or6 2

or7

or8

or9

or10