Ajo nuk është e panjohur në aspektin e publikimit të fotografive atraktive në rrjetet sociale.

Dhe Rita Ora 30 vjeçe, i la pak imagjinatës dhe tregoi figurën e saj mbresëlënëse të trupit në një paraqitje me bikini ngjyrë krem në Instagram të shtunën.


Këngëtarja ndau një çast të vetës së saj me bikini, duke shfaqur me krenari barkun e saj të hijshëm dhe linjat e bujshme të trupit, shkruan DailyMail.

ritaora 218681784 122960070005539 8078371694229704886 n

Rrobat e saj të banjës siguruan që ajo të ishte e mbuluar në vendet e duhura me bikinit që përfundonin me fije anësore tek kukat e saj.

Arti i saj i trupit mund të shihej në pjesën e poshtme të krahut të saj të majtë, ndërsa i ekspozohej rrezeve të diellit.

Një qiell blu veror me re të bardha puplore mund të shihej pas saj ndërsa ajo vështronte larg.

ritaora 217400945 847023859570710 7137164298494440824 n

Buzët e artistes nga Kosova ishin lyer me të kuqe të ndezur ndërsa ajo mbante disa vathë vezullues për t'iu përshtatur shkëlqimit të thonjve të saj të pikturuar me argjend.

Në një fotografi tjetër Rita mund të shihej në një pishinë pasi shkoi për një zhytje.

ritaora 219550612 357135579120296 6312044164841984760 n

Ajo kishte lënë flokët e saj të lagura nga fytyra e saj në një përpjekje për të parë qartë.

Ylli kishte vënë një palë syze dielli me kornizë të kuqe për t’iu përshtatur buzëkuqit që kishte vënë në buzë.

Rita i publikoi këto imazhe për të promovuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me DJ Sigala, “You For Me”.

Kënga deri më tash ka ecur mjaft mirë, duke u ngjitur lart në top listat britanike dhe ato mbarëbotërore. /Telegrafi/

(Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës):