Rita Ora ka përshkruar se si ishte të rriteshe si refugjate në Mbretërinë e Bashkuar, teksa pranoi se shpeshherë ndihej si një ‘e përjashtuar’ gjatë fëmijërisë së saj.
Këngëtarja 31 vjeçe, u largua nga Kosova me familjen e saj për shkak të persekutimit të shqiptarëve të nisur me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe u transferua në Angli në vitin 1991, me Ritën që u rrit në lagjen Notting Hill të Londrës dhe më vonë ndoqi shkollën e arteve “Sylvia Young” në kryeqytetin britanik.
Në intervistën e saj të fundit për “ELLE Spain”, Rita reflektoi mbi edukimin e saj dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të prejardhjes së saj dhe sesi e përdori muzikën për të përballuar rritjen pa një ‘vend të përkatësisë’, shkruan DailyMail.
Rita ka lindur në Prishtinë nga prindërit e saj shqiptarë, Vera, një psikiatre dhe babai i saj Besniku, një pronar i një pijetore në Londër, që kishte studiuar më parë për ekonomi.
Ndërsa familja u përshtat me jetën në Mbretërinë e Bashkuar, këngëtarja foli hapur për të qenit refugjate teksa tha: “Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë”.
“Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për t’i përballuar ato ndjenja”, tha 31-vjeçarja.
“Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja, ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”, shtoi më tej ajo.

Rita theksoi krenarinë për trashëgiminë e saj, duke thënë se ndërsa Londra ishte shtëpia e saj, Kosova është ‘ende shumë afër zemrës së saj’.
Ajo shtoi: “Për pjesën tjetër të jetës sime do të ndiej një pasion të pafund për refugjatët, sepse unë jam një e tillë dhe do të jem gjithmonë”.
Kosova është vendi i dytë më i ri në botë dhe më i riu në Evropë, pasi shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, thekson DailyMail.
Rita vazhdoi duke thënë se ishte mirënjohëse për sakrificat që prindërit kishin bërë për t’i dhënë asaj dhe vëllait e motrës së saj, një jetë më të mirë.
Ajo dukej mahnitëse në kopertinën e revistës, e veshur me një fustan të kuq pa rripa dhe një varëse diamanti në qafë.

Intervista prekëse vjen pak kohë pasi Rita reflektoi për marrëdhënien e saj me të dashurin Taika Waititi, kur ndau me fansat një postim të veçantë për të në Ditën e Shën Valentinit të hënën.
Këngëtarja 31 vjeçe, falënderoi regjisorin, 46 vjeç, për ‘qëndrimin e lezetshëm’ teksa publikoi një fotografi të tyre të realizuar në vitin 2018 – tri vjet para se të fillonte romanca e tyre.
Rita shkroi në mbishkrimin e postimit të saj: “Ne, 4 vite më parë, deri tash, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri