Rita Ora shfaqi figurën e saj të lakmueshme të trupit në një seri fotograish mahnitëse që ndau me ndjekësit të martën.

Këngëtarja 32 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në Los Angeles, shfaqi barkun e saj të tonifikuar teksa kishte veshur një bluzë të shkurtër në ngjyrë kremi, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” kishte veshur gjithashtu një palë pantallona të zeza me detaje të prera, ndërsa pozonte jashtë një shtëpie komode në qytet.

tir1

Duke i shtuar lartësinë trupit së saj me një palë taka të zeza, Rita e kompletoi pamjen me mëngë me vija të bardha dhe të zeza.

Duke i stiluar flokët e saj bionde në kaçurrela të lirshme, këngëtarja me origjinë shqiptare kishte vënë edhe një palë syze dielli.

tir2

Kjo paraqitje e saj vjen pak pasi Rita zbuloi se legjenda e muzikës Prince e frymëzoi atë të merrte kontrollin e katalogut të këngëve të saj, pas një beteje të gjatë me ish-shtëpinë e saj diskografike, ‘Roc Nation’.

Këngëtarja nënshkroi një marrëveshje të re me BMG Media, e cila i lejon asaj autorësinë e plotë të këngëve të saj.

tir3

Rita, albumi i fundit i së cilës u publikua në vitin 2018, tregoi se ishte Prince i dha asaj këshillat e nevojshme për të marrë sundimin e karrierës së saj muzikore.

tir4

Duke folur për Revistën Wonderland, Rita adresoi edhe çështjen e gjyqit shumëvjeçar me kompaninë ‘Roc Nation’, e cila udhëhiqet nga reperi me famë botërore Jay-Z.

Duke folur për betejën gjyqësore, e cila e ndaloi atë të bënte muzikë për pesë vjet, Rita pranoi se stresi i situatës e la padyshim 'të frikësuar'.

tir5

“Patjetër që kisha pak shqetësim dhe po, kisha frikë nga jeta ime, sepse kjo është jeta ime. Muzika ime është gjithçka që di, kështu që isha padyshim e frikësuar”, u shpreh ajo në vitin 2019.

Duke folur për DailyStar, Rita vazhdoi: “Nuk e di nëse depresioni është fjala e duhur, por padyshim që u frikësova”. /Telegrafi/