Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, krahas zërit unik është edhe një fermë e bukur me linjat pothuajse të përkryera.

30-vjeçarja që numëron 16 milionë ndjekës në Instagram, të cilët nuk i zhgënjen asnjëherë me postime të ndryshme nga angazhimet profesionale, por edhe përditshmëria.


Edhe së fundi ylli i hitit “Anywhere” ka ndarë me fansat disa imazhe nga ambienti ku po relaksohet, në njërën nga postimet Rita shihet e veshur në bikini ngjyrë blu me të bardhë të kombinuar me një kapele të zezë, syze dielli dhe një fund të bardhë me prerje të gjatë i cili ia theksonte këmbët tërheqëse.

ritaora 246510530 739799783643918 8319544764647111451 n Foto: Rita Ora/Instagram

“Toka e ëndrrave”, ka shkruar Rita në mbishkrimi, ku ndau edhe pamje të ushqimit dhe ambientit ku po qëndron.

Ndryshe, Rita mbrëmë (18 tetor) mori pjesë në premierën e filmit “Enternal” bashkë me partnerin e saj aktual, Taika Waititi.

Screenshot 11 17 Foto: FilmMagic

Çifti filluan të takohen në mars, ndërsa bënë debutimin e tyre publik në premierën e “The Suicide Squad” në gusht. /Telegrafi/