Rita Ora ka ngritur temperaturat me paraqitjen e saj mahnitëse në një sërë bikinish provokuese, ndërsa modelonte koleksionin e saj të ri veror për markën britanike Primark.

Këngëtarja 34-vjeçare, e cila u bë ambasadore globale e këtij brendi të njohur në vitin 2023, u duk e mrekullueshme teksa pozonte me vetëbesim për të prezantuar pjesët më të reja të koleksionit – që përfshin bikini me material sateni dhe veshje të ndryshme verore.


Ylli i hitit “Anywhere” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa nga fotografitë provokuese të koleksionit, duke vënë ndër të tjerash në pah edhe linjat e saj të trupit.

E frymëzuar nga “ditët e gjata nën qiellin e artë dhe netët e paharrueshme”, koleksioni përfshin gjithashtu fustane të hapura nga shpina, funde të lehta dhe të gjata, si dhe copëza të punuara me grep – perfekte për verën. Rita u kujdes të prezantonte edhe aksesorët dhe bizhuteritë që shoqërojnë këtë linjë të re.

Duke folur për bashkëpunimin e fundit me Primark, që pritet të dalë në dyqane të martën, Rita shprehet: “Vera është një nga stinët e mia të preferuara për të shprehur veten përmes modës. Është e lirshme, e guximshme dhe plot personalitet".

"Ky koleksion është një përqafim i atyre momenteve të orës së artë, me copëza që ndihen të lehta, por që japin gjithmonë një deklaratë stili. Jam frymëzuar nga teksturat vintage, perëndimet buzë detit dhe ato rrobat që i fut në çantë për aventura të befasishme", tha Ora.

"Ishte fantastike të eksploroja stile të reja, veçanërisht me koleksionin e parë të rrobave të notit – mezi pres të shoh si do t’i interpretojnë njerëzit këto veshje. Është modë që ndjehet si verë – dhe jam shumë krenare për këtë”, shtoi këngëtarja e hitit "Lonely Together".

Pamjet mahnitëse të Ritës vijnë vetëm disa ditë pasi ajo u shfaq në një koncert veror në Hamburg, Gjermani, ku shkëlqeu në një veshje të guximshme – me reçipeta të zeza dhe pantallona të shkurtra tejet të vogla.

Ajo e kompletoi pamjen me një këmishë gjysmë transparente me motiv gjarpri dhe çizme të gjata prej lëkure, ndërsa elektrizoi publikun me hite si “Hot Right Now” dhe “Your Song”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka një verë të ngjeshur përpara me plot koncerte e paraqitje në festivale të ndryshme. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram