LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ndan me fansat momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin e saj

Rita Ora ndan me fansat momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin e saj

Rita Ora kishte veshur ngjyrë vjollce me prerje të shumta te pjesa e gjoskit ,teksa publikoi disa imazhe në Instagram të martën mbrëma.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 31 vjeçe, i gëzoi fansat kur bëri shaka me bashkëshortin e saj regjisor, Taika Waititi, 47 vjeç, teksa ata testonin filtrat e rrjeteve sociale.

Teksa pozonin së bashku, gradualisht filtrat i kthyen në disa personazhe të ndryshme, me Ritën që e mbylli videon duke buzëqeshur dhe duke shkelur syrin, shkruan DailyMail.


Çifti i dashuruar qeshnin teksa testonin efektet e TikTok-ut dhe bënin një sërë mimikash të ndryshme në fytyrë.

Rita kishte veshur një bluzë të rastësishme me vija të bardha teksa argëtohej me të shoqin.

Rita më herët kishte veshur një bluzë ngjyrë vjollce me prerje të shumta, ndërsa u tregonte ndjekësve të saj për unazën e saj të re.

Kjo paraqitje e çiftit vjen pasi bashkëshorti i Ritës, Taika, zbuloi se aktori Robert Pattinson luajti rolin e ndërmjetësit në lidhjen e tyre – duke i prezantuar me njëri-tjetrin në një festë.

Regjisori, i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tha se e njihte Ritën tri vjet përpara se miqësia e tyre të lulëzonte në romancë dhe ata të fillonin lidhjen në vitin 2021.

Duke folur në dokumentarin e Louis Theroux, Waititi tha se marrëdhënia e tij dhe interpretueses së hitit “Your Song” funksionon sepse fillimisht ata ishin ‘miqtë më të mirë’.

I pyetur për takimin e tyre të parë, Waititi i tha Theroux: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të bashkoheshim”.

“Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Rob Pattinson. Ai e solli atë”.

“Po bëja një festë të vogël dhe sapo biseduam, u bëmë miq. Pastaj për tri vite e gjysmë të ardhshme ne ishim thjesht shokë të mirë”.

“Ne ishim në marrëdhënie të ndryshme dhe sa herë që dilnim, e arrinim aty ku e kishim lënë, dhe ishte një miqësi e mirë dhe vendosëm ta prishnim të gjithën”.

“Më pëlqen fakti që ne punojmë shumë, dhe të dy kemi punët tona dhe jemi të pavarur, por jemi edhe miqtë më të mirë”.

“Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës, ajo është nga Kosova dhe unë nga Zelanda e Re. Ato janë shumë larg nga njëra-tjetra, por prejardhja jonë ishte mjaft e ngjashme”, tha regjisori zelandez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Kalo në kategori