Ajo më në fund ka konfirmuar romancën me muzikantin Andre Watt.

Rita Ora në një formë është detyruar të bëjë publike lidhjen me 26-vjeçarin pasi që u përfol për një lidhje me luftëtatin e arteve marciale, Conor McGregor.


Madje, mediat britanike raportuan se dyshja sërish ka filluar të shoqërohet dhe se kanë pasur kohët e fundit një natë të zjarrtë.

ora 1

Këngëtarja shqiptare tashmë është kthyer në kryeqyteti britanik pas një turneu në SHBA.

Ajo është fotografuar nga paparacitë në aeroportin Heathrow teksa mbulonte fytyrën me shall ndërsa e shoqëronte i dashuri, Watt dhe e motra, Elena.

ora 2

Rita nuk ka pranuar të flas për mediat për të romancën si dhe për thashethemet që e lidhnin me McGregorin.

Kujtojmë se kënga e fundit e titulluar "Anywhere" e Orës është parë mbi 30 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, 27-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t'i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

ora 3

ora 4

ora 5

ora 6

ora 7

ora 8