LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet për vështirësitë si refugjate në Angli: Gjithmonë mendoja që nëse nuk do ia dilnim, do ktheheshim nga kemi ardhur

Rita Ora flet për vështirësitë si refugjate në Angli: Gjithmonë mendoja që nëse nuk do ia dilnim, do ktheheshim nga kemi ardhur
Rita Ora (Foto: Rachel Smith)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Glamour”.

Ajo ka dhënë një intervistë gjerë e gjatë, ku ka folur edhe për të kaluarën e saj të vështirë, përkatësisht kohën kur familja e saj u zhvendos nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar gjatë trazirave ballkanike.

“Dëshira e pangopshme e Ritës për sukses, thotë ajo, vjen nga frika për t’u rikthyer në jetën e saj, para suksesit dhe mbart peshën e përgjegjësisë për familjen e saj, megjithëse”, shkruan revista “Glamour”.


Rita Ora në koopertinën e revistës “Glamour” (Foto: Rachel Smith)

“Prindërit e mi nuk më kanë bërë kurrë presion; Fëmijëria ime ishte e lumtur dhe e mrekullueshme”, tha fillimisht Rita.

Performanca madhështore e Ritës në Eurovision nisi me një refugjate ukrainase: Gjendja e saj më përkujtoi ato nëpër të cilat kaloi familja ime kur emigroi
Lexo po ashtu Performanca madhështore e Ritës në Eurovision nisi me një refugjate ukrainase: Gjendja e saj më përkujtoi ato nëpër të cilat kaloi familja ime kur emigroi

Nevoja dërrmuese për të arritur dhe mbrojtur familjen e saj vjen nga vetja, “Disa njerëz mund të mos e dinë se sa sakrificë kam bërë vetëm për t’u siguruar që të dashurit e mi të jenë mirë”, pranoi Rita.

“Unë gjithmonë flas për këtë në seancat e mia të terapisë, sa çmenduri është për fëmijët [refugjatë] që ne nënndërgjegjeshëm e marrim këtë mbi vete. Ne nuk ishim më të pasurit e të pasurve, por nuk ishim më të varfërit e të varfërve. Kishte një pikë të mesme konfuzioni – ku prindërit e mi mund të na çonin në pazar një ditë, por ne nuk mund ta paguanim këtë për shkollën të nesërmen. Gjithmonë kam pasur presionin e të menduarit: ‘Nëse nuk ia dal, atëherë a do të kthehemi nga kemi ardhur?’”, tha Rita.

Rita Ora (Foto: Rachel Smith)

“Nuk e di se çfarë është ajo ndjenjë, sepse në fakt nuk jam rritur kurrë në Kosovë dhe jeta para luftës ishte menduar të ishte e mirë. Jam rritur në Londër. Pra, është pothuajse si të kesh frikë nga diçka që nuk është në të vërtetë atje”, tha Rita.

Këngëtarja me renome ndërkombëtare së fundmi pati një paraqitje të mrekullueshme në ‘Eurovision 2023’, ku performoi në natën e parë gjysmëfinale si e ftuar speciale. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Rachel Smith)

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori