Liam Payne dhe Rita Ora së pari shkaktuan thashetheme se janë në lidhje pas duetit të kolonës zanore të filmit, "Fifty Shades".

Ata u vunë re duke u kënaqur në Darkën e Filmit Artistikë në Cannes, të organizuar nga biznesmeni Charles Finch, redaktori britanik i Vogues, Edward Enninful dhe stilisti, Michael Kors.


Rita dukej mahnitëse në një fustan të zi të Michael Kors, me flokët e saj biondine platin gjersa këngëtari kishte veshur kostum.

0 Charles Finch Edward Enninful Michael Kors Honour Lynne Ramsey Claire Denis At The 10th Annual 1

Dyshja edhe javë më parë kishin pasur një darkë private, pas së cilës provuan t'iu ikën paparacëve, por që nuk ia dolën dot.

Theksojmë se 28-vjeçarja ishte raportuar se ishte shkaktare e ndarjes së këngëtarit me bashkëshorten , Cheryl, e cila gjë ndodhi menjëherë pas publikimit të këngës së përbashkët në vitin e kaluar.

Ndryshe, Ora është duke punuar vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme në kuadër të promovimit të albumit "Phoenix". /Telegrafi/

0 Charles Finch Edward Enninful Michael Kors Honour Lynne Ramsey Claire Denis At The 10th Annual