Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kohëve të fundit ndodhet në Malibu të Kalifornisë.

Ajo ka shkuar atje për projektet e reja, ndërsa nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet e këndshme që po shijon atje.


Pasditen e së enjtes, Ora e shënoi me një sërë fotografish atraktive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

ritaora 245417415 432334278508257 2307896745360904326 n

Ajo shihet ‘topless’ në këto imazhe e veshur vetëm me një palë geta të lidhura me çizmet e saj.

Duke i buzëqeshur kamerës dhe shijuar rrezet e diellit, 30-vjeçarja dukej mjaft tërheqëse dhe e lumtur në këto fotografi.

ritaora 245414084 628867318135945 5947450484151820821 n

“Duke ndjekur perëndime e diellit”, shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Rita përndryshe kohëve të fundit konfirmoi se do të rikthehet sërish në sezonin e ardhshëm të “The Voice Australia” si anëtare e jurisë, ku i janë ofruar një milion dollarë për t’u bërë pjesë e formatit. /Telegrafi/

ritaora 245328350 1037838743711753 6188185724820328716 n