LAJMI I FUNDIT:

RIT Kosovë (AUK) ofron programe përgatitor falas për të tretin vit me radhë

RIT Kosovë (AUK) ofron programe përgatitor falas për të tretin vit me radhë

RIT Kosovë (AUK) edhe këtë vit ofron programin përgatitor për studime universitare. Pre-College Preparatory Propgram, apo shkurt PCPP, tani është një program krijuar në RIT Kosovë (A.U.K) dhe ka të regjistruar gjithsej 160 student të cilët kanë ndjekur programin.

Lavon Bajrami, drejtori i programit tha se “Fillimisht, programi ka ofruar vetëm lëndën e gjuhës angleze për qëllime akademike mirëpo ekipi i programit vendosi që prej këtij viti akademik të ofroj edhe lëndën e matematikës si pjesë përbërëse të programit. Kjo do të thotë që tanimë ky program pajis studentët me shkathtësi të duhura që ata të mund të aplikojnë dhe të regjistrohen për studime universitare të sistemit Amerikan në gjuhen Angleze.

Është shumë me rendësi të ceket që lënda e matematikes ofrohet në gjuhen Angleze, risi kjo e cila ju jep mundësi studenteve të mësojnë matematikën me një qasje liberale ku studenti mëson jo vetëm prej profesorit por duke përdorur mjete bashkëkohore të mësim nxënies të zhvilluara nga programet globale për zhvillim të edukimit”.

Qëllimi specifik i lëndës së Anglishtes është të ju ofrojë studenteve mundësinë të mësojnë të shkruarit dhe të lexuarit akademik, dy elemente këto tërëndësishme për studime të drejtimeve të ndryshme në gjuhen Angleze. Shkollimi i lartë në Amerikë ka marëS një formë të llojit të vet ku studenti notohet për vëllimin e leximit që kryen si dhe duke sintetizuar teorinë dhe praktikën dhe duke ofruar projekte aplikative të shkruara në forma të “esseve” të ndryshme me stil të njëtrajtshëm nga organizata të ndryshme në SHBA.

Lënda e matematikes synon të ndihmojë studentët që të fitojnë njohuri në konceptet themelore matematikore të kërkuara për provimin pranues në RIT Kosovë (A.U.K). Lënda është e dizajnuar që t’ju ofrojë studentëve një rishikim solid, si dhe një mundësi për të mësuar konceptet bazë të matematikës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: vetitë e numrave, aritmetikën, algjebrën, proporcionet dhe probleme tjera te zbatuara.

Programi zgjat 10 javë dhe ofrohet gjatë semestrave standarde të RIT Kosove (AUK), ai vjeshtor dhe ai pranveror. Për këtë pranveror, periudha e aplikimit është e hapur nga 27nëntor deri me 28 janar, 2018.

Studentët e klasave të 12-ta nga të gjitha shkollat e mesme të Kosovës mund të aplikojnë falas për të ndjekur këtë program. Edhe këtë vit, ai ofrohet në 7 rajonet e Kosovës.

Programi do të fillojë më 6 dhe 7 shkurt, 2018. Informatat për program mund t’i gjeni KËTU. /Telegrafi/