LAJMI I FUNDIT:

Ristovski: Qeveria e Zaevit ende nuk ka besimin e qytetarëve

Ristovski: Qeveria e Zaevit ende nuk ka besimin e qytetarëve

Një vit pas ardhjes në pushtet, qeveria e Zaevit ende nuk e ka besimin e plotë të qytetarëve dhe përshtypja e përgjithshme është se njerëzit nuk jetojnë më mirë se më parë. Ky është qëndrimi i analistit Ljupço Ristovski, i cili në emisionin “360 Gradë” tha se gjatë gjithë vitit, nuk ndjehet përparim serioz në ekonomi.

“Ne kemi një rënie serioze në sferën ekonomike, edhe pse ata thonë se ka investime të huaja, por nuk ndjehet aktivitet i intensifikuar i investimeve, investimet e brendshme tani janë në pritje. Nuk kemi lëvizje”, u shpreh Ljupço Ristovski – Instituti për politikë “Integra”.


Sipas ish-nënkryetarit të RDK-së, Artan Dika, edhe pse qeveria është ndërruar, mentaliteti mbetet i njëjtë. Sipas tij, një problem i veçantë në pushtet janë lëshimet që duhet të bëjë LSDM-ja, në mënyrë që të mos e humbasë partnerin e koalicionit BDI.

Analistët pajtohen se publiku duhet ta vëzhgojë në mënyrë kritike çdo lëvizje të qeverisë, dhe sa i përket çështjes së emrit, do të jetë e nevojshme të hapet një debat i gjerë.