LAJMI I FUNDIT:

Ristovski: Më 27 prill nuk kam pasur asnjë komunikim me Gruevskin

Ristovski: Më 27 prill nuk kam pasur asnjë komunikim me Gruevskin

Ish-ministri Spiro Ristovski, i akuzuar për “Organizimin e 27 prillit”, në fjalën e tij përfundimtare tha se më 27 prill ai nuk kishte asnjë komunikim me Kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski.

“Prokuroria nuk paraqiti ndonjë provë materiale ose verbale për të dëshmuar se unë dhe të akuzuarit e tjerë morëm pjesë në përgatitjen e një plani. Është e pamundur të hartohet një plan midis një grupi të të akuzuarve kur unë kurrë nuk kam pasur ndonjë komunikim me Vlladimir Atanasovskin dhe Nikolla Boshkovskin”, tha Ristovski.


Ai theksoi se kishte komunikim zyrtar me Gruevskin, sepse ai ishte zëvendësministër në atë kohë, por theksoi se në ditët rreth 27 prillit nuk kishte komunikuar me kryeministrin e atëhershëm.

“Do të thotë jo vetëm që nuk kam pasur komunikim më 27 prill, por edhe ditë para dhe ditë pas. Gjithashtu, unë nuk kam pasur ndonjë komunikim me Mile Janakievskin më 27 prill, ndërsa kam pasur një bisedë me Trajko Veljanovskin për një temë krejt tjetër”, tha Ristovski.

Gjykimi për “Organizimin e 27 prillit” është në fazat e fundit, pasuar nga një vendim i shpejt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori