LAJMI I FUNDIT:

Ristoska: Presim dënim sa më të lartë për Goran Grujevskin

Ristoska: Presim dënim sa më të lartë për Goran Grujevskin

Dënim më të ashpër për të akuzuarin e parë Goran Grujevski kërkoi PSP në fjalën e sotme përmbyllëse në lëndën “Fortesa 2” në Gjykatën Penale. Ndërsa pala mbrojtëse kërkoi aktvendim gjykimi, pasi sipas tyre në këtë rast nuk është kryer vepër penale.

Prokurorja speciale, Lençe Ristoska, deklaroi se pret dënëm sa më të ashpër për ish-shefin e DSK-së, Goran Grujevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas PSP-së, ai ka urdhëruar dhe organizuar shkatërrimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimet e paligjshme, ka tentuar t’i fsheh gjurmët se kush ka përgjuar dhe ta vështirësojë hetimin.

Për gjashtë të akuzuarit e tjerë punonjës në DSK, PSP kërkoi që t’u shqiptohen masa alternative, gjegjësisht dënim me kusht. Si rrethanë vështirësuese është ajo që nuk janë penduar për veprën e kryer, ndërsa lehtësuese është ajo që deri tani nuk janë ndjekur dhe dënuar penalisht dhe janë prindër kryefamiljar.

Pas fjalëve përfundimtare pritet që Gjykata vendimin për lëndën “Fortesa 2” ta sjell më 8 nëntor (e mërkurë)./Telegrafi/