LAJMI I FUNDIT:

Rishfaqen qentë endacak në rrugët e Tetovës

Rishfaqen qentë endacak në rrugët e Tetovës

Nga Komuna e Tetovës kanë apeluar deri tek policia që të jetë e kujdesshme dhe të sillet me përgjegjësi, sepse qentë endacak është evidente se po sillen nga qytetet tjera

Në rrugët e Tetovës sërish vërehen qen endacak. Kryesisht kësaj radhe janë qen që kanë marrë trajtim në qendrën “Dog&Cat” e që është duke u marrë me trajtimin e qenve endacak në Tetovë. Sipas informacioneve, deri me tani janë trajtuar 153 qen endacak. Por edhe qenve që kanë marrë trajtim adekuat, nuk mungojnë edhe qen që sillen vazhdimisht në rrugët e Tetovës nga qytete të ndryshme. Zakonisht tufat e qenve vërehen në rrugët dytësore, por nuk mungojnë edhe në pjesët qendrore. Beteja me këtë dukuri si duket nuk ka zgjidhje, pavarësisht se ishte përzgjedhur një operatorë që do të trajtojë të njëjtit. Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë ndarë buxhet, por qëndrojnë në deklarimet e mëparshme se do të ndërtojnë një qendër që do të merret me këtë problem.


“Për këtë vit, Komuna e Tetovës ka ndarë 600 mijë denarë për trajtim dhe sterilizimin e kafshëve endacake, në kuadër të Programit për zgjidhjen e problemit me kafshët endacake në territorin e Komunës së Tetovës. Deri më tani janë realizuar 153 trajtime dhe kastrime, 102 sterilizime, si dhe 5 raste të eutanazionit të kafshëve endacake”, deklaruan nga Komuna e Tetovës. Qendra për trajtim të qenve endacak duhet që pas disa muajve të lëshohet në përdorim dhe të menaxhohet nga vetë komuna, kurse e njëjta do të ndërtohet në fshatin Falisht.

“Për këtë vit ne kemi ndarë një shumë më të madhe të mjeteve për sa i përket trajtimit të qenve endacak, mirëpo meqenëse Ministria e Financave na shkurtoj një pjesë të tyre, tani kemi ndarë 1 milion denarë, shumë kjo jo e kënaqshme për trajtim, mirëpo ka një gjë pozitive që kemi në plan të hapim dhe qendrën tonë sa i përket trajtimit të qenve endacak. Është marrë një lokacion në fshatin Falisht dhe bashkëpunim në mes të OJQ-ve, dhe punojmë që diku kah muaji korrik të hapim qendrën për trajtimin e të njëjtëve”, tha kohë më parë, Bekim Memeti, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës. Ndërkaq, nuk mungojnë rastet e kafshimit të qytetarëve nëpër rrugët e Pollogut nga ana e qenve endacak. Kjo parqet edhe rrezik për sëmundje infektive.

Mjeku Halil Ismaili thotë se sëmundja e tërbimit është vdekjeprurëse dhe për këtë arsye rreziku është i madh nga kafshimi i qenve endacak. “Nëse kafshohet në lëkur të hapur ose pa mbuluar, atëherë me automatizëm merr serum kundër tërbimit dhe për tetanus. Ekziston rrezik nga lëndimi i qenve endacak, për arsye se ka rrezik që të përcjellë një sëmundje që është e pashpresë”, tha mjeku Ismaili. Në ndërkohë, nga Komuna e Tetovës kanë apeluar deri tek policia që të jetë e kujdesshme dhe të sillet me përgjegjësi sepse qentë endacak është evidente se po sillen nga qytetet tjera. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori