LAJMI I FUNDIT:

Rinovohet emergjenca e spitalit të Gjilanit

Rinovohet emergjenca e spitalit të Gjilanit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, vizitoi sot Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku kanë nisur një sërë investimesh për përmirësimin e infrastrukturës së reparteve të këtij institucioni.

Ministri Ismaili gjatë kësaj vizite ka treguar se tashmë ka nisur puna për rinovimin e tërësishëm të Emergjencës.

“Spitali i Gjilanit ka pasur nevojë për investime. Kërkesës së pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë të këtij qyteti ju kemi përgjigjur me projekte konkrete për ndryshimin e gjendjes. Rinovimi i tërësishëm i Repartit të Emergjencës me infrastrukturë të re, pajisje moderne dhe inventarë të përshtatshëm medicinal, do ta rris cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore. Pas Emergjencës do të nis menjëherë rinovimi i Ambulancave Specialistike në të mirë pacientëve të këtij spitali”, tha ai.

Ismaili ka thënë se duke investuar në institucionet publike shëndetësore synohet që të rrihet cilësia dhe siguria e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Rinovimi i Repartit të Emergjencës në SP të Gjilanit përfshinë blerjen e aparaturave moderne, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, dyshemesë, nyjeve sanitare dhe punë të tjera. Po ashtu, do të blihet edhe inventari i ri medicinal për të gjithë repartin, me shtretër për pacientë, karroca, dollapë për barna, etj.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, tha se ky investim është shumë i mirëpritur. “Ka kohë që në Spitalin e Gjilanit nuk ka pasur investime për përmirësimin e shërbimeve shëndeteësore. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrin Ismaili për angazhimin që qytetarëve të Gjilanit t’u ofrojnë kushte më të mira për shërbimet mjekësore”, tha Hajrullahu.

Emergjenca e këtij Spitalit të Përgjithshëm nuk do të jetë investimi i vetëm që do të bëhet gjatë këtij viti. Brenda pak ditësh do të nis puna edhe për rinovimin e tërësishëm të Ambulanca va Specialistike për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në të mirë të pacientëve të këtij spitali. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori