Ajo është njëra nga personazhet publike më aktive dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Fjala është për reperen nga Istogu, Rina Balaj, e cila njëherësh ndan imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.


Artistja, e cila vetëm në Instagram numëron 228 mijë njerëz, së fundmi ka publikuar një fotografi të realizuar gjatë pushimeve në verë.

Screenshot 11 8 Rina Balaj (Foto: Instagram)

21 vjeçarja ka vënë në pah linjat atraktive, gjersa rrëmbeu gjithë vëmendjen me imazhin provokues.

"Këtu", ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Ndërkohë që për të pasur një fizik të tillë, Rina prej vitesh është e angazhuar me ushtrime në palestër.

Artistja shqiptare gjithashtu këtë kohë ka qenë mjaft e zënë duke punuar në projektin e saj të ri.

Ashtu siç ka paralajmëruar, "Zjarr" plasohet më 20 nëntor i kompletuar edhe me videoklip. /Telegrafi/