LAJMI I FUNDIT:

Rimorkioja shkëputet nga kamioni që lëvizte me shpejtësi në një autostradë në Angli, mrekullisht nuk lëndohet askush

Rimorkioja shkëputet nga kamioni që lëvizte me shpejtësi në një autostradë në Angli, mrekullisht nuk lëndohet askush

Kamera e vendosur brenda një veture, ka kapur momentin kur rimorkioja shkëputet nga kamioni që lëvizte me shpejtësi të madhe në një autostradë dhe fillon të lëviz pa kontroll.

Shoferja Christine Luff ka kapur këtë moment derisa po ngiste veturën në një autostradë në Herefordshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.


69-vjeçarja po udhëtonte së bashku me të ëmën 89-vjeçe, kur kontejneri gjigant u shkëput dhe filloi të lëviz pa kontroll nëpër rrugë.

Por është interesant se si rimorkioja pavarësisht se shkëputet dhe “bredh” rrugëve – nga ajo nuk e pëson askush duke marrë parasysh se kishte frekuentim të madh. /Telegrafi/