LAJMI I FUNDIT:

Rimëkëmbet ekonomia japoneze

Rimëkëmbet ekonomia japoneze

Ekonomia japoneze u rimëkëmb në tremujorin e katërt, ndërkohë që shpenzimet e bizneseve dhe konsumatore lanë pas ndikimin e katastrofave natyrore, pavarësisht se tensionet tregtare dhe rritja e taksës mbi shitjet pritet të ngadalësojnë vrullin këtë vit.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë u rrit me 1.4 për qind në fundin e 2018-ës, në linjë me projeksionet e ekonomistëve. Kjo erdhi pas një tkurrjeje me 2.6 për qind në tremujorin e tretë, ndërkohë që përmbytjet dhe tërmetet ndaluan përkohësisht prodhimin.

Eksportet u rritën me 1 për qind nga tremujori i kaluar, që është norma më e shpejtë e rritjes në një vit. Megjithatë, pavarësisht rritjes së dërgesave, analistët kanë paralajmëruar për një ngadalësim këtë vit, nëse SHBA dhe Kina nuk zgjidhin konfliktet tregtare.

Sipas analistëve, sa më shumë të zgjasë lufta tregtare, aq më pak incentiva do të kenë bizneset për të investuar në kapital. Në muajin Shtator, një tërmet i madh shkaktoi ndërprerje në ishullin verior të Hokkaido dhe në perëndim të Japonisë, tajfuni i ashpër dëmtoi aeroportet dhe infrastrukturën.

Bizneset reaguan shpejtë në rifillimin e operacioneve pas këtyre katastrofave. Kjo u bë e dukshme te shpenzimet kapitale (capex), që përbënë nxitësin më të madh të ekonomisë në periudhën Tetor-Dhjetor, duke u rritur me 2.4 për qind.

Kompanitë rritën shpenzimet në pajisje të manifakturës dhe makineri të ndërtimit. Konsumi privat, që përbën 60 për qind të PBB në anën e kërkesës, ishte nxitësi i dytë më i madh, duke u rritur me 0.6 për qind.

Konsumi u nxit nga shpenzimet në hotele dhe darkat jashtë. Kërkesa e jashtme, apo eksportet neto, i hoqën 0.3 për qind Produktit të Brendshëm Bruto. /Telegrafi/