Rimac Nevera vazhdon të thyejë rekorde dhe gjatë vetëm një dite vozitjeje në pistën e testimit në Gjermani, ai theu 23 sosh.
Nevera u testua në objektin e Testimit të Automobilave në Papenburg (ATP), ku shfrytëzoi maksimumin e pistës së gjatë katër kilometra. Përfaqësuesit nga Dewesoft dhe RaceLogic ishin të pranishëm në vendndodhje për të konfirmuar në mënyrë të pavarur kohën dhe zbuluan se hipervetura elektrike ishte në fakt më e shpejtë se sa mendohej.
Gomat legale Michelin Cup 2 R ishin në Nevera dhe ajo shkoi nga 0 në 60 mph me një hapje standarde me një këmbë në 1.74 sekonda, që është më e shpejtë se 1.85 sekonda “zyrtare”. Le të themi gjithashtu se hipervetura përshpejtoi nga 0 në 100 km/h për 1.82 sekonda sipas RaceLogic, ose 1.81 sekonda sipas Dewesoft. Kjo e ka kaluar kohën që kanë “raportuar” nga Rimac, e cila është 1.97 sekonda.
Gjithashtu, duhet theksuar se kolaudimi është kryer në asfalt të zakonshëm, të papërgatitur.
Pasi njeriu i parë i kompanisë, Mate Rimac, e njoftoi më herët, Nevera vendosi një rekord të ri botëror në testin për automjetin më të shpejtë të prodhimit kur bëhet fjalë për përshpejtimin nga 0 në 400 km/h dhe ndalimin në 0 km/h. Atë “punë” e ka bërë përbindëshi elektrik për 29,94 sekonda dhe për krahasim, Koenigsegg Regera-s i janë dashur 31,49 sekonda për të njëjtën detyrë të kryer në vitin 2019.
Le të themi gjithashtu se Nevera kishte veshur një “veshje” të veçantë për nder të BMW M3 të Rimac, pra gjeneratën E30 të Serisë 3 plotësisht elektrike të vitit 1984, e cila vendosi disa rekorde në vitin 2012.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë, Mate mund të thotë me krenari se Nevera e tij arrin 400 km/h dhe ndalon më shpejt se sa McLaren F1 përshpejton në 350 km/h dhe ndalon.
Ndër rekordet e Nevera-s është distanca më e shkurtër e nevojshme për të ndaluar me një shpejtësi prej 100 km/h, që është 29.12 metra sipas RaceLogic dhe 28.96 metra sipas Dewesoft. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Vjen në Kosovë epoka e re e depilimit të përhershëm
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
McLaren F1 me kilometrazhin më të ulët në botë vendoset në shitje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur