Ornela Vorpsi një personazh i njohur i kulturës shqiptare jashtë kufijve do të vijë për herë të parë me një ekspozitë personale në Tiranë.
Më 11 prill artistja do të ekspozojë në COD Qendrën për Hapje dhe Dialog, ekspozitën e titulluar “Providence”. E njohur për stilin e saj ndryshe, imazhet e sjella në këtë ekspozitë janë krijime që sjellin profilin e një artisteje të angazhuar.
Vorpsi do jetë e pranishme dhe në serinë e takimeve “Letërsia dhe qyteti” më 10 prill në ora 18.30, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, ku për herë të parë do të bëjë një rrëfim mbi karrierën e saj të ndarë mes letërsisë dhe pikturës.
E lindur në Tiranë më vitin 1968, Vorpsi ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për të vijuar më pas në Akademinë Brera në Itali për pikturë. Më 1997 ajo udhëtoi drejt Parisit ku pas studimeve në Paris VIII, nisi të botonte dhe librat e saj të parë në gjuhën italiane e së fundmi në frëngjisht. Monografia e saj e parë fotografike “Nothing Obvious”, botuar nga “Scalo”, është një nga ata libra që përcaktoi vendin e saj në fotografinë bashkëkohore në shoqërinë e Richard Billingham-it, Ray Laughit dhe Martin Parrit.
“Nothing Obvious” është një libër me portrete femërore dhe autoportrete. Në shumicën e imazheve gruaja është parë e vetmuar, në hapësira të zbrazëta. Megjithatë imazhet nuk janë pa njëfarë sensualiteti, ato provokojnë më së shumti mendimet e përvojave të së kaluarës.
Nëse “Asgjë e pakuptimtë” është pjesa më e rëndësishme deri tani në karrierën e Vorpsit si fotografe, një tjetër sfidë ka prekur së fundi Vorpsi, letërsinë. Romani i saj “Vendi ku nuk vdes kurrë”, i shkruar në italisht, është botuar në Francë nga shtëpia e njohur botuese “Actes Sud”, “Dora që nuk e kafshon”, “Dashuri e çmendur”, “Udhëtim rreth nënës” (2015) është botuar në frëngjisht nga “Nottetempo” etj. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër
Fuqia e tulipanit
Dhjetë kuriozitete nga bota e artit
Tipare të prozës poetike te Migjeni
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare