Rikthimi i 'Mallkimit të Drake', pesë nga rastet tjera kur ishte real

‘Mallkimi i Drake’ është rikthyer në qendër të vëmendjes së faqeve rozë, pas humbjeve të Jose Aldo dhe Kamaru Usman në kuadër të ‘UFC 278’.
Në fakt, reperi kishte parashikuar fitoret e dyshes duke vënë bast për ta, por me këtë rast i ka humbur rreth gjysmë milion dollarë, pasi që triumfuan kundërshtarët e tyre Merab Dvalishvili dhe Leon Edwards.
Reperi kanadez Drake ka dëshmuar edhe një herë se ‘Mallkimi i Drake’ është i vërtetë, pasi humbi afro gjysmë milion dollarë në baste për luftëtarët MMA që konkurronin në evenimentin ‘UFC 278’.

‘Mallkimi i Drake’ është përfolur prej kohësh pasi sportistë dhe ekipe të ndryshme kanë humbur nëse kanadezi ka shfaqur mbështetje për ta.
Pesë herët tjera kur ‘Mallkimi i Drake’ ishte real:
1 – Kur Philadelphia 76ers e humbi serinë e përballjeve ndaj Toronto Raptors (4-3) në ‘play-off’ të NBA në vitin 2019. Drake, një tifoz i Raptors, i veshi brekët e 76ers duke e përcjellë ndeshjen vendimtare.
2 – Kur Conor McGregor humbi nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229. Drake me krenari shfaqi një flamur irlandez para meçit dhe pozoi me ‘Notorious’.
3 – Kur Alabama, kundër çdo parashikimi, e humbi kampionatin dhe u nënshtrua nga Clemson (44-16) në vitin 2019.
4 – Kur bëri nxehje me ekipin e Kentucky në vitin 2014 dhe që atëherë kjo skuadër nuk ka fituar asnjë titull të NCAA.
5 – Kur pozoi me Sergio Agueron dhe fanellën e Manchester Cityt në mars të vitit 2019 dhe ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve menjëherë pas.
/Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































